Ndërlidhjet

Tymoshenko gjobitet me 2,000$


Yulia Tymoshenko, në kohën kur ka qenë kryeministre. Shkurt, 2010.
Yulia Tymoshenko, në kohën kur ka qenë kryeministre. Shkurt, 2010.
Një gjykatë në Kiev ka gjobitur ish-kryeministren e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, për mospërfillje të gjykatës.

Gjykatësi ka urdhëruar Tymoshenkon të paguajë 2,000 dollarë, pasi ka refuzuar të paraqitet në seancën dëgjimore për vrasjen e një avokati ukrainas, 16 vjet më parë.

Muajin e kaluar, prokurori i përgjithshëm i Ukrainës ka thënë se Tymoshenko është e dyshuar në vrasjen e Yevhen Shcherban-it, në një aeroport të Ukrainës, më 1996.

Tymoshenko, e cila vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim për abuzim të detyrës zyrtare, nuk ka pranuar akuzat.

Të martën është shtyrë gjykimi për një rast tjetër kundër Tymoshenkos, pasi ajo nuk ëstë shfaqur në gjykatë.

Ish-kryeministrja këmbëngul se akuzat kundër saj janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG