Ndërlidhjet

Kosova - marrëdhënie diplomatike me Fixhin


Flamuri i Kosovës

Flamuri i Kosovës

Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Republikën e Fixhit.

“Marrëveshja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve është nënshkruar në Tokio nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Ahmet Shala, dhe ambasadori i Republikës së Fixhit, Isikeli Uluinairai Mataitoga”, bën të ditur Ministria e Jashtme e Kosovës.

Fixhi e ka njohur shtetësinë e Kosovës në nëntor të vitit 2012.

XS
SM
MD
LG