Ndërlidhjet

Obama i jep mbështetje Japonisë


Presidenti amerikan Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama

Presidenti Barack Obama ka përsëritur përkushtimin e SHBA-së për ta mbrojtur aleaten e vet Japoninë, përfshirë këtu edhe me armë bërthamore, pas testit të tretë bërthamor të Koresë së Veriut.

Shtëpia e Bardhë tha se Obama e bëri këtë zotim në një bisedë telefonike me kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Në një deklaratë me shkrim, thuhet se Obama “ripohoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në angazhimet e tyre për të mbrojtur Japoninë, duke përfshirë edhe masat e zgjeruara parandaluese të ofruara nga ombrella bërthamore amerikane.”

Koreja e Veriut ka kryer testin e tretë bërthamor nëntokësor të martën.
XS
SM
MD
LG