Ndërlidhjet

Panetta propozon medalje të re


Leon Panetta
Leon Panetta
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta ka shpallur krijimin e një medaljeje të re, që mund t’iu jepet trupave që lansojnë sulme me avionë pa pilotë, ose sulme kibernetike që mund të vrasin ose neutralizojnë armikun.

Shefi në largim i Mbrojtjes, tha se Medalja për Dallime në Betejë, do t’ia bëjë të mundur Pentagonit, që t’i nderojë trupat për “arritjet e jashtëzakonshme që drejtpërsëdrejti ndikojnë në operacionet luftarake, por që nuk përfshijnë akte të guximshme ose rrezikun fizik, siç e ka çdo luftë.

Programi amerikan i telekomandimit të avionëve, që përdoret në Pakistan, Jemen dhe vende të tjera, për të ndjekur dhe vrarë terroristët, është kritikuar për shkaktimin e vdekjeve të civilëve.

Shtëpia e Bardhë pohon se sulmet janë ligjore dhe etike.
XS
SM
MD
LG