Ndërlidhjet

Kerry kërkon reagim të fuqishëm ndaj Koresë V.


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet ta bëjë një reagim “të fortë dhe kredibil” ndaj testit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut, në mënyrë që t’i tregohet Iranit se fuqitë botërore janë serioze në lidhje me mospërhapjen e armëve bërthamore.

Kerry, nuk ddha detaje se çfarë masash mund të ndërmerren si reagim ndaj provës së tertë nëntokësore bërthamore të Koresë së Veriut.

Por, ai tha se “ashtu siç është e palejueshme për Korenë e Veriut që bëjë këso përpjekje të pamatura”, ngjashëm është e palejueshme edhe për Iranin.

Ndryshe nga Koreja e Veriut, Irani mohon se ka synim zhvillimin e armëve bërthamore.

Por, Republika Islamike ka refuzuar kërkesat ndërkombëtare për të frenuar pasurimin e uraniumit.

Fuqitë botërore pritet të mbajnë raundin e ardhshëm të bisedimeve me Iranin në lidhje me programin e tij kundërthënës bërthamor më 26 shkurt në Kazakistan.
XS
SM
MD
LG