Ndërlidhjet

SHBA: Kërkohet mbikëqyrja e fondeve për Afganistanin


Kabul...
Kabul...
Mbikëqyrësi, që monitoron shpenzimet amerikane në projektet e rindërtimit në Afganistan, ka rekomanduar që Uashingtoni të rishikojë se sa është shpenzuar për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë dhe korrupsionin.

John Sopko, inspektori i përgjithshëm për rindërtimin afgan, i tha Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve se qeveria e SHBA-së ka miratuar, por ende nuk ka shpenzuar 20 miliardë dollarë për projektet e rindërtimit në Afganistan.

Sopko tha se kur të fillojë tërheqja e forcave amerikane nga Afganistani, në dy vitet e ardhshme, do të bëhet më e vështirë për inspektorët amerikanë, që të kontrollojnë zonat e pasigurta për t’u siguruar se fondet për rindërtim janë duke u shpenzuar si duhet.

Sopko ka ngritur gjithashtu shqetësime lidhur me korrupsionin në mesin e autoriteteve afgane dhe kapacitetin e qeverisë afgane për të trajtuar me përgjegjësi shumat e mëdha të parave që janë dhënë si ndihmë.
XS
SM
MD
LG