Ndërlidhjet

Shkrihen në një American Airlines e US Airways


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Raportet thonë se bordet e American Airlines dhe US Airways kanë rënë dakord për shkrirjen e tyre, pas të cilit veprim mund të krijohet linja ajrore më e madhe në botë.

Marrëveshja pritet të shpallet zyrtarisht të enjten.

Plani duhet të miratohet nga një gjykatë falimentimi dhe rregullatorët amerikanë të antitrustit.

Raportet thonë se plani bën thirrje për kompani të re, që do të operonte nën emrin American Airlines.

American Airlines ka falimentuar që nga fundi I vitit 2011, por ka vazhduar operimin, në mënyrë që të riorganizojë borxhin e vet.

Nën shkrirjen, siç sqarojnë raportet, kreditorët e American Airlines do të zotërojnë 72 përqind të linjës së kombinuar ajrore.

Aksionarët e US Airways do të zotërojnë pjesën tjetër.

Raportet thonë se shkrirja e re pritet të ketë një vlerë në treg prej më shumë se 10 miliardë dollarë, dhe do të jetë më e madhe se sa rivalët Delta dhe United.
XS
SM
MD
LG