Ndërlidhjet

Marsh i grave afgane për Shën Valentinin


Marsh i grave afgane për Shën Valentinin, Kabul

Marsh i grave afgane për Shën Valentinin, Kabul

Dhjetëra afganë kanë shënuar Ditën e Valentinit duke marshuar në Kabul për të denoncuar kështu dhunën kundër femrave.

Protestuesit, që mbanin në duar posterë dhe brohoritnin sllogane për respektimin e të drejtave të grave, ecën nga pallati Darul Aman Palace jashtë Kabulit e deri në afërsi të parlamentit në qytet.

Një nga pjesëmarrëset, aktivistja e të drejtave të grave, Anahita Mahbob, tha se “gratë afgane po shiten, po dhunohen dhe përballen me lloje tjera të dhunës.”

Ajo ka thënë se dëshirojnë “liri për gratë në të gjitha fazat e
jetës”.

Tubimi është pjesë e vetëdijësimit global kundër dhunës në familje.
XS
SM
MD
LG