Ndërlidhjet

Tkurret sërish ekonomia e eurozonës


Ilustrim

Ilustrim

Ekonomia e eurozonës është tkurrur në ritmin më të shpejtë që nga recesioni i vitit 2009 gjatë tremujorit të fundit të vitit 2012, dhe ka rënë më shumë sesa parashikohej, 0.6 për qind, tregojnë të dhënat e lëshuara të enjten.

Tkurrja vjen pasi që ekonomia e bllokut 17 anëtarësh ra për 0.1 për qind në tremujorin e tretë, ka thënë Zyra e BE-së për Statistika, Eurostat.

Rënia e GDP-së në pjesën e fundit të vitit, vjen në mes të ngadalësimit të tregtisë globale.

Analistët shpresonin për një tkurrje prej 0.4 dhe jo 0.6 për qind.
XS
SM
MD
LG