Ndërlidhjet

Grevë në Dyzeldorf e Hamburg, anulohen fluturimet


Aeroport në Gjermani
Aeroport në Gjermani
Një grevë e rojeve të sigurisë për rritjen e pagave ka anuluar fluturimet e mijëra pasagjerëve në dy aeroportet më të frekuentuara të Gjermnisë, ka thënë sindikata e aeroporteve, Verdi.

Rreth 400 punëtorë kanë dalë nga aeroporti i Dyzeldorfit në Gjermaninë perëndimore.

Aeroporti tha se 183 fluturime janë shtyrë për të premten.

Në aeroportin verior të Hamburgut janë anuluar 103 fluturime, duke prekur më shumë se 17 mijë pasagjerë.

Verdi iu ka bërë thirrje punëtorëve të sigurisë së kompanive private që të bëjnë grevë nga mëngjesi deri në mesnatë.
XS
SM
MD
LG