Ndërlidhjet

Karzai reagon ndaj vrasjes së civilëve


Presidenti afgan, Hamid Karzai
Presidenti afgan, Hamid Karzai
Presidenti afgan Hamid Karzai e ka thirrur komandantin e forcave të udhëhequra nga NATO-ja për të dhënë shpjegime mbi një sulm ajror, nga i cili, sipas zyrtarëve afganë kanë vdekur 10 civilë.

Disa luftëtarë talibanë gjithashtu është raportuar se kanë vdekur në sulmin e së mërkurës në provincën e Kunarit.

Një deklaratë e lëshuar të enjten nga zyra e Karzait, citon presidentit të ketë thënë se “incidentet e tilla duhet të shmangen në të ardhmen”.

Në deklaratë thuhet se gjenerali amerikan Joseph Dunford ka shprehur keqardhjen për incidenitn dhe është zotuar se misioni i NATO-s, ISAF do të “shmangë kryerjen e operacioneve dhe sulmeve në zonat e banuara”.

Viktimat civile të shkaktuara nga forcat e NATO-s janë një çështje tejet e ndjeshme dhe incidentet e tilla dënohen vazhdimisht nga Karzai.
XS
SM
MD
LG