Ndërlidhjet

OSBE trajnon avokatët lidhur me krimet e urrejtjes


Prishtina

Prishtina

OSBE njofton se ka përfunduar seria e gjashtë dhe e fundit e punëtorive për identifikimin dhe trajtimin e krimit të urrejtjes për anëtarët e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Punëtoritë, të organizuara nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, ishin shfrytëzuar që më shumë se 150 avokatë të njoftohen me konceptet dhe standardet relevante për të definuar dhe dënuar krimet e urrejtjes.

“Krimi i urrejtjes është relativisht një koncept i ri për avokatët në Kosovë”, tha Jasmin Gojani, Zyrtare e Lartë Ligjore në Mision e OSBE-së.

“Për t’iu mundësuar atyre që të identifikojnë motivet që qëndrojnë pas krimeve të tilla siç janë etniciteti i viktimës, raca, religjioni, përkatësia politike ose kulturore do t’iu ndihmojë avokatëve që në kohë të duhur të mbrojnë më mirë të drejtat e klientve të tyre”, citohet te kete thene Gojani.

Misioni tashmë ka mbajtur kurse trajnimi për krimet e urrejtjes për policinë e Kosovës, gjykatësitë dhe prokurorët.
XS
SM
MD
LG