Ndërlidhjet

Pistorius, zyrtarisht i akuzuar për vrasjen e të dashurës


Oscar Pistorius (djathtas) dhe e dashura e tij Reeva Steenkamp, Johanesburg, 7 shkurt, 2013

Oscar Pistorius (djathtas) dhe e dashura e tij Reeva Steenkamp, Johanesburg, 7 shkurt, 2013

Policia e Afrikës së Jugut ka akuzuar kampionin paralimpik Oscar Pistorius, 26 për vrasjen e të dashurës së tij.

Reeva Steenkamp është qëlluar për vdekje të enjten në shtëpinë e Pistoriusit në Pretoria.

Zëdhënësi i Prokurorit Medupe Simasiku tha se seanca dëgjimore ndaj Pistorius, e caktuar për të enjten pasdite është shtyrë deri të premten, për t’i dhënë më shumë kohë zyrtarëve të mjekësisë ligjore.

Një raport i një radioje vendore tha se Pistorius e qëlloi gruan në kokë dhe qafë në shtëpinë e tij në Pretoria.

Raportet thonë se ai mund ta ketë marrë atë për ndonjë hajdut, por, rrethanat mbeten të paqarta.

Pistorius ka këmbët e amputuara dhe vrapon me proteza nga fibrat e karbonit, që janë të ngjitura poshtë gjunjëve të tij.

Ai fitoi medalje të arta në Lojërat Paralimpike në Londër, Pekin, dhe Athinë.

Në vitin 2012, Pistorius bëri histori si personi i parë më këmbë të amputuara, që konkurroi në Lojërat Olimpike, edhe pse nuk fitoi ndojë medalje.
XS
SM
MD
LG