Ndërlidhjet

Lirohet gazetari francez nga burgu në Irak


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Iraku ka liruar një gazetar francez, pas disa jave paraburgim nën akuzën për marrje të paautorizuar të fotografive në Bagdad. Zyrtarët thanë se Nadir Dendoune dhe përkthyesi i tij u liruan të enjten.

Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius tha se ishte “i kënaqur” që Dendoune dhe përkthyesi tij irakian Haqi Muhamedi u liruan. Ai tha se diplomatët francezë kishin siguruar lirimin e tyre.

Dendoune u dërgua në ambasadën franceze pas lirimit të tij të enjten. Të dy burrat u arrestuan në Bagdad më 23 janar për dyshimin se kanë fotografuar ndërtesat në të cilat nuk lejohet të fotografohet pa lejet e nevojshme.

Më parë, komiteti bazë në Nju Jork për Mbrojtjen e Gazetarëve i ka bërë thirrje Bagdadit zyrtar për lirimin e Dendoune. Ata thanë se, paqartsia në ligjin për media të Irakut ka krijuar pengesa të panevojshme për të hyrë në informacion
XS
SM
MD
LG