Ndërlidhjet

logo-print

Kerry zvillon takimet e para si sekretar shteti


Foto Arkiv

Foto Arkiv

John Kerry ka mbajtur takimin e parë të tij si Sekretar i Shtetit me shefin e OKB-së dhe shefin për politikë të jashtme të BE-së. Kerry dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon kanë diskutuar për testin e fundit bërthamor të Koresë së Veriut të mbajtur në fillim të kësaj jave.

Ata u pajtuan se nevojitet një përgjigje e fuqishme ndërkombëtare ndaj testit të tretë të bërthamor të bërë nga Korea e Veriut gjatë kohës kur i janë vënë sanksione nga OKB.
Më herët, Kerry ka diskutuar me shefen për politikë të jashtme të BE-së Catherine Ashton lidhur me marrëdhëniet SHBA-BE. Në këtë takim, Kerry ka thënë se, zhvendosja e fokusit të Uashingtonit drejtë Azisë, nuk do të thotë se SHBA-të e kanë braktisur Evropën.

Kerry kujtoj deklaratën e presidentit Barack Obama të bërë më herët ku thotë se, udhëheqësi amerikan do të ndjekë një pakt të tregtisë së lirë me BE-në.
XS
SM
MD
LG