Ndërlidhjet

logo-print

Republikanët bllokojnë emërimin e Hagel-it


Foto Arkiv

Foto Arkiv

Republikanët në senatin amerikan kanë bllokuar përkohësisht një votim mbi konfirmimin e Chuck Hagel si sekretar i ardhshëm i mbrojtjes. Senati doli me dy vota më pak nga gjithsejt 60 të nevojshme për të mbajtur një konfirmim zyrtar për kandidatin e presidentit Barak Obama.

Obama ka reaguar menjëherë, duke akuzuar republikanët për “lojë politike”. Ish Senatori Nebraska po përballet me kundërshtime, kryesisht nga anëtarët e Partisë së tij Republikane, ku disa prej tyre po e vënë në pikëpyetje mbështetjen e tij (të SHBA-ve) si aleate të Izraelit dhe vendosmërinë e tij për të ndaluar Iranin për të përvetësuar armë bërthamore.

Një votim për emërimin e tij pritet më 26 shkurt. Analistët thonë se me demokratët që mbajnë 55 vende, Hagel duhet të fitojë shumicën e thjeshtë të nevojshme prej 51 votave për të siguruar emërimin. Nëse konfirmohet, Hagel do të jetë i pari veteran i Vietnamit që do të shërbejë si sekretar i mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG