Ndërlidhjet

Nikoliq: Fundi i institucioneve paralele serbe


Foto Arkiv
Foto Arkiv
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se ekziston mundësia që strukturat paralele serbe në Kosovë, të zëvendësohen me institucione të Kosovës të një formati të ri që do të udhëheqëshin nga serbët, transmetojnë mediat serbe.

“Kjo do të thotë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës, por segmetne me të cilat do të qeverisnin serbët. Dhe me këtë përfudnojnë institucionet paralele”, ka thënë Nikoliq.
“Ne sillemi në atë territor sikur të ishte totalisht nën kontroll të Beograd, a në fakt nuk është”, ka thënë Nikoliq dhe ka shtuar se ky propozim duhet të kalojë përmes Kushtetutës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Presidenti serb, ka thënë se rezoluta e Pralamentit të Serbisë për Kosovën, parasheh që strukturat paralele të ndalojnë se vepruari, ndërsa të vazhdojnë ato të Kosovës të cilat do të udhëheqëshin nga serbët.

Nikoliq ka thënë se të gjitha aktivitetet diplomatike gjatë kohëve të fundit, kanë për qëllim që të bëjnë çdo që është e mundur që të arrihet një paqe dhe të fitohet data për bisedime me BE-në.
XS
SM
MD
LG