Ndërlidhjet

Pistorius pritet të paraqitet në gjykatë


Pistorius në kohën kur po arrestohej nga policia
Pistorius në kohën kur po arrestohej nga policia
Sportisti Paraolimpik Oscar Pistorius ka arritur në Afrkën e Jugut ku do të gjykohet për vrasjen e të dashurës së tij.

Spritneri me aftësi të kufizuara është pritur të bëjë kërkesë për përcjellje, por policia e ka refuzuar një gjë të tillë.

E dashura e tij, modelja 30 vjeçare, Reeva Steenkamp, është gjetur e vdekur në shtëpinë e atletit të enjten në Pretoria.

Policia ka bërë të ditur se Steenkamp është qëlluar katër herë më armë. Zyrtarë bënë të ditur se 26 vjeçari Pistorius është arrestuar. Ai është vlerësuar si një hero kombëtar i Afrikës së Jugut.

Ai vrapon me ndihmën e protezave të përbëra nga fibrat e karbonit të cilat i ka të vendosura në gjunjë.

Në vitin 2012, Pistorius bëri histori si personi i parë më këmbë të amputuara, që konkurroi në Lojërat Olimpike, edhe pse nuk fitoi ndojë medalje.
XS
SM
MD
LG