Ndërlidhjet

Forcat indiane, vrasin një ushtar pakistanez në Kashmir


Foto ilustruese
Foto ilustruese
India thekson se trupat e saj kanë vrarë një ushtar pakistanez i cili kishte kaluar kufirin de fakto në rajonin problematik të Kashmirit.

Një zëdhënës i ushtrisë indiane thekson se ushtarët e saj hapën zjarr të enjten, në momentin që ata hetuan disa "lëvizje të dyshimta" dhe ushtari pakistanez u vra në betejë.

Sipas raportimeve të paktën një ushtar indian është plagosur. Agjencia e lajmeve AFP citoi një zyrtar anonim pakistanez të sigurisë, sipas së cilit autoritetet indiane janë kontaktuar në lidhje me kthimin e trupit të ushtarit.

Në janar, tre ushtarë pakistanezë dhe dy indianë u vranë në disa sulme përgjatë kufirit de fakto i njohur si Linja e Kontrollit që ndan Kashmirin.

Territori Himalayan, i pretenduar nga të dy vendet, ka qenë një pikë e nxehtë konflikti për më shumë se 60 vjet.
XS
SM
MD
LG