Ndërlidhjet

SHBA "mbetet partnere e mike e Kosovës"


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari i ri amerikan i Shtetitm John Kerry, ia ka uruar popullit të Kosovës pesëvjetorin e pavarësisë.

"Në emër të Presidentit Obama dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara, kam kënaqësinë t’ia përcjell dëshirat më të mira popullit të Republikës së Kosovës përderisa festoni përvjetorin e pestë të pavarësisë më 17 shkurt", thuhet në fillim të urimit, në të cilin, viti 2012, vlerësohet të ketë qenë "vit i të arriturave të mëdha për Kosovën, duke përfshirë përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, anëtarësimin në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe përparimin në dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve".

Në deklaratë thuhet se "Shtetet e Bashkuara mbesin fuqishëm të përkushtuara për ta përkrahur Kosovën e pavarur, sovrane dhe shumetnike".

Kerry i ka përgëzuar udhëheqësit e Kosovës për "përkushtimin e tyre për të ndërtuar institucione më të forta demokratike, për të përkrahur mundësitë e reja në ekonomi, për të promovuar sundimin e ligjit dhe për të forcuar rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane".

Ai ka thënë se puna e vazhdueshme në këto fusha shërben për të siguruar stabilitet të qëndrueshëm rajonal dhe begatinë e vendit tuaj.

"Përderisa kremtoni këtë ditë të veçantë, dijeni se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Kosovës si partnere dhe mike e saj. Në këtë festë, e uroj tërë popullin e Kosovës dhe ju dëshiroj suksese të mëdha në vitin që vjen", ka deklaruar sekretari Kerry.
XS
SM
MD
LG