Ndërlidhjet

Vulin: Nuk i heqim institucionet paralele


Aleksandër Vulin
Aleksandër Vulin
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin ka deklaruar në Zubin Potok se “institucionet serbe në Kosovë nuk do të hiqen”.

“Nuk mund të bisedojmë nën dhunë dhe diktat, nuk do të vendosë dikush tjetër se si do të jetojmë”, ka thënë ai në një akademi festive për nder të Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Megjithatë, gjatë ditës, presidenti serb, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se ekziston mundësia që strukturat paralele serbe në Kosovë të zëvendësohen me institucione të Kosovës, por që do të udhëhiqeshin nga serbët.
XS
SM
MD
LG