Ndërlidhjet

logo-print

Publikohen fotografi të Chavezit


Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez

Qeveria e Venezuelës ka publikuar fotografitë e parë të presidentit Hugo Chavez që kur ai iu nënshtrua operacionit të fundit kundër kancerit në Kubë, dy muaj më parë.

Fotografitë tregojnë Chavezin të shtrirë në shtrat, duke buzëqeshur, ndërsa pranë ka dy vajzate tij. Në fotografi tjera, ai shihet duke lexuar gazeta. Qeveria tha se fotografitë janë bërë të enjten.

Chavezi 58 vjeçar nuk është shfaqur në publik, që nga operacioni i 11 dhjetorit, që ishte i katërti në më pak se 18 muaj.

Qeveria tha se Chavez ka të vendosur një tubë për frymëmarrje në fyt, çka ia bën atij të vështirë komunikimin.
XS
SM
MD
LG