Ndërlidhjet

Daçiq: Para Serbisë bisedimet më të vështira me Kosovën


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se para Serbisë qëndron pjesa më e vështirë e dialogut me Pishtinën, pasi që tash duhet të zgjidhet çështja e institucioneve paralele në Kosovë.

Ai ka thënë se zgjidhja më e mirë për këtë është arritja e marrëveshjes për funksionimin e bashkësive të komunave serbe.

“Pa këtë marrëveshje, Serbia nuk do të ketë as të drejtë morale e as politike që të heqë institucionet e veta në Kosovë, që edhe ashtu janë në numër të vogël”, ka thënë ai në një ceremoni që shënon Ditën e Shtetësisë së Serbisë.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, pasi ka thënë se kjo pamunësohet edhe me platformën dhe rezolutën e miratuar në Kuvednin e Serbisë.

Në fund të muajit shkurt do të zhvillohet takimi i radhës mes kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel, në të cilin pritet të hapet tema e shpërbërjes së strukturave paralele të Serbisë në Kosovë.

Këto struktura janë të përqendruara në komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Institucionet e Kosovës i shohin ato si të paligjshme, derisa këto struktura nuk i nënshtrohen autoritetit të Prishtinës.
XS
SM
MD
LG