Ndërlidhjet

G20: Thirrje për rregulla globale tatimore


Takimi i G20-ës në Moskë
Takimi i G20-ës në Moskë
Ministrat e Financave të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë pritet të kërkojnë mbështetjen e liderëve të tjerë për rregulla globale tatimore.

Duke folur në një konferencë për media, në margjina të samitit të G20-ës në Moskë, ata kanë thënë se është koha për aksion të koordinuar ndërkombëtar.

Apeli vjen në kohën kur qeveritë po përpiqen të gjejnë mënyra për të injektuar fonde të reja në buxhetet e tyre.

Një anketë e zhvilluar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik ka gjetur se mospërputhjet e rregullave tatimore në mesin e vendeve të ndryshme, u mundësojnë kompanive t’i lëvizin përfitimet e tyre drejt juridiksioneve më të ulëta tatimore.
XS
SM
MD
LG