Ndërlidhjet

UEFA: Serbia - dy ndeshje pa publik


Logo e UEFA-s

Logo e UEFA-s

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka dënuar ekipin e futbollistëve të rinj të Serbisë me zhvillimin e dy ndeshjeve pa publik, për shkak të incidenteve raciste në një ndeshje me Anglinë.

Ndeshja është zhvilluar tetorin e kaluar në stadiumin e Krushevcit dhe është fituar nga Anglia.

Menjëherë pas saj, huliganët serbë kanë sulmuar lojtarët dhe zyrtarët anglezë, duke hedhur objekte të ndryshme dhe duke bërtitur parulla raciste.

Tifozët huliganë të Serbisë kanë qenë shqetësim i vazhdueshëm për UEFA-n.

Dy vjet më parë, presidenti i kësaj organizate, Michel Patini, ka paralajmëruar presidentin e atëhershëm serb, Boris Tadiq, se ekipet kombëtare të Serbisë do të përballen me pezullim nga garat e UEFA-s nëse nuk veprojnë për të frenuar problemet.

Më herët, bordi disiplinor i UEFA-s ka dënuar Serbinë me një ndeshje pa publik, por Platini ka qenë i pakënaqur.
XS
SM
MD
LG