Ndërlidhjet

Zyrtari pakistanez i shpëton sulmit vetëvrasës


Pakistan

Pakistan

Kreu i provincës Khyber të Pakistanit i ka shpëtuar pa lëndime një sulmi vetëvrarës kundër tij.

Radio Evropa e Lirë në Pakistan bën të ditur se sulmuesi ka hedhur vetën në erë pranë karvanit të Amir Haidar Khan Hotit në qytetin Mardan.

Mësohet se forcat e sigurisë kanë reaguar shpejt dhe se dy njerëz janë plagosur.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant Grupi Tehreek-e-Taliban.

Në dhjetorin e kaluar, i njëjti grup ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e një zyrtari të lartë të provincës Peshauar.
XS
SM
MD
LG