Ndërlidhjet

Nisin pastrimet e rrënojave nga meteori


Pasoja të shkaktuara nga rënia e meteorit në Rusi.

Pasoja të shkaktuara nga rënia e meteorit në Rusi.

Në malet Urale të Rusisë ka nisur operacioni i pastrimit të rrënojave që ka shkaktuar rënia e meteorit.

Ministria për Emergjenca e Rusisë thotë se operacioni përfshin rreth 20,000 punonjës.

Meteori ka rënë të premten në rajonin Çeliabinsk dhe ka shkaktuar thyerjen e dritareve në më shumë se 4,000 ndërtesa.

Të paktën 1,200 njerëz janë lënduar, shumica me prerje nga xhamat e thyer.

Autoritetet rajonale thonë se shpërthimi i meteorit ka shkaktuar dëme në vlerë prej 13 milionë dollarësh.

Lexoni edhe këtu.
XS
SM
MD
LG