Ndërlidhjet

Në Varshavë e Pragë, protesta kundër Kosovës


Ilustrim
Ilustrim
Gjatë fundjavës, nacionalistët në Varshavë dhe majtistët në Pragë do të organizojnë protesta kundër pavarësisë së Kosovës.

Iniciativa “Polakët për Kosovën serbe” mban protestën sot në qendër të kryeqytetit polak, me moton: “Serbisë mesazh: Keni të drejtë, ju kuptojmë, ju mbështesim”.

Në Çekinë fqinje, protesta anti-Kosovë do të mbahet të dielën, po ashtu në qendër të kryeqytetit.

Pjesëtarët e grupit “Miqtë e serbëve të Kosovës” kanë bërë thirrje për protesta në Pragë kundër, siç kanë thënë, “vjedhjes së Kosovës nga Serbia”.

Protestat përkojnë me pesëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran më 17 shkurt të vitit 2008. Serbia vazhdon të kundërshtojë fuqishëm faktin.
XS
SM
MD
LG