Ndërlidhjet

logo-print

G20: S’do ketë zhvlerësim të monedhave


G20. Moskë, 16 shkurt 2013.

G20. Moskë, 16 shkurt 2013.

Ministrat e Financave të G20-ës janë zotuar se do të përmbahen nga zhvlerësimi i monedhave, si kusht për të fituar përparësi ekonomike.

Takimi dyditor në Moskë ka përfunduar me komunikatën e përbashkët, e cila premton se shtetet anëtare të G20-ës “do të përmbahen nga zhvlerësimi konkurrues, do të rezistojnë të gjitha format e proteksionizmit dhe do t’i mbajnë tregjet hapur”.

Ka pasur shqetësime se qeveritë mund të zhvlerësojnë monedhat e tyre për të gjeneruar rritje ekonomike.

“Kemi dëgjuar shqetësime për monedhën dhe jo luftë për monedhën. Nuk kemi parë konfrontim, por dialog, diskutim... Është e qartë se ky takim i G20-ës në Moskë ka qenë jashtëzakonisht i dobishëm dhe i frytshëm në këtë drejtim”, ka thënë shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.

G20-ta përfshin vendet më të zhvilluara dhe më të industrializuara të botës.
XS
SM
MD
LG