Ndërlidhjet

Jahjaga pranon urime të reja për pavarësinë


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, ka uruar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Është kënaqësi e madhe t’ia dërgoj Shkëlqesisë Suaj urimet e mia më të ngrohta në festimin e Ditës suaj Kombëtare, bashkë me dëshirat e mia më të mira për fatin dhe lumturinë e mirë të popullit të Kosovës në vitin e ardhshëm”, thuhet në urimin e Mbretëreshës Elizabeth.

Jahjaga ka pranuar sot urime edhe nga presideneti i Itaisë, Giorgio Napolitano, dhe ai i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Më 17 shkurt, Kosova shënon pesëvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Në ditët e fundit, presidentja Jahjaga ka marrë urime edhe nga liderë të tjerë botërorë, përfshirë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
XS
SM
MD
LG