Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë në Pakistan


Kueta, 16 shkurt 2013.
Kueta, 16 shkurt 2013.
Të paktën 47 njerëz kanë humbur jetën nga sulmi me bomba në provincën Baluçistan të Pakistanit.

Sulmi ka ndodhur në një treg të populluar me shiitë në kryeqytetin Kueta.

Autoritetet policore thonë se në mesin e të vrarëve ka gra dhe fëmijë. Ato po ashtu flasin për më shumë se 130 njerëz të plagosur.

Myslimanët shiitë, qysh në fillim të vitit, kanë qenë në vazhdimësi shënjestër e militantëve sunitë.

Mbi 80 njerëz, shumica shiitë, janë vrarë nga sulmet me bomba në Baluçistan, muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG