Ndërlidhjet

logo-print

Përleshje në Bahrejn


Bahrejn - foto arkivi

Bahrejn - foto arkivi

Qindra të rinj janë përleshur me forcat e sigurisë të shtunën në Bahrejn.

Dëshmitarët thonë se policia ka përdorur gazin lotsjellës dhe granatat e tymit për të shpërndarë protestuesit në fshatin Daih, jashtë kryeqytetit Panama.

Konfrontimi ka pasuar varrimin e një të riu, i cili është vrarë të enjten, gjatë protestave që kanë shënuar përvjetorin e dytë të kryengritjes shiite kundër mbretërisë sunite.

Shumica shiite e vendit të Gjiirit kërkon reforma politike dhe liri më të mëdha nga monarkia.

Bahrejni është aleat e afërt i Shteteve të Bashkuara, si dhe shtëpi e Flotës së Pestë të Ushtrisë amerikane.
XS
SM
MD
LG