Ndërlidhjet

Drama rumune fiton Ariun e Artë


Ilustrim

Ilustrim

Një dramë rumune e regjisorit Calin Peter Netzer, ka fituar Ariun e Artë në Festivalin e 63-të të Filmit në Berlin.

“Child’s Rose” flet për historinë e një nëne dominuese, e cila përdor pozitën e saj sociale për të shpëtuar djalin nga burgu.

Festivali i Filmit në Berlin, i njohur po ashtu si Berlinale, ka nisur më 7 shkurt dhe ka përfunduar të shtunën me ceremoninë gala të ndarjes së çmimeve.

Në mesin e të tjerëve, filmi iranian “Closed Curtain” ka fituar çmimin e parë për skenarin më të mirë.

Bashkëregjisor i filmit është disidenti Jafar Panahi, njëherësh fitues i Çmimit Sakharov për Liri të Mendimit, në vitin 2012.

Panahi është mbajtur nën arrest shpëpiak qysh në dhjetor të vitit 2010, nën akuzat se ka bërë propagandë antiqeveritare.
XS
SM
MD
LG