Ndërlidhjet

Zjarrvënie në një spital të Meksikës


Meksikë

Meksikë

Një spital që i përket kompanisë shtetërore të naftës në Meksikë, Pemex, është evakuuar, pas një sulmi të dyshuar të zjarrvënies.

Kompania bën të ditur se nuk ka të lënduar në spitalin që gjendet në lindje të rajonit Nuevo Leon.

Zjarrvënia ndodh vetëm disa javë pas shpërthimit në selinë e Pemex-it në Meksiko Siti, ku kanë humbur jetën të paktën 37 njerëz.

Autoritetet kanë thënë se shpërthimi është shkaktuar nga një rrjedhje gazi, por ato janë ende duke vazhduar hetimet.
XS
SM
MD
LG