Ndërlidhjet

logo-print

Dy vjet nga revolta në Libi


Bengazi. Shkurt, 2011.

Bengazi. Shkurt, 2011.

Autoritetet në Libi kanë shtuar forcat e sigurisë, në ditën kur vendi shënon dyvjetorin e revoltës që ka rrëzuar Muammar Qaddafin.

Kufijtë janë mbyllur dhe disa fluturime ndërkombëtare janë pezulluar nga frika e shpërthimit të dhunës së re.

Përvjetori i dytë i kryengritjes ndodh në kohën kur autoritetet e reja libiane përballen me thirrjet për “revolucion të ri” dhe akuzat se kanë dështuar të realizojnë reformat e nevojshme.

Të premten, mijëra njerëz janë tubuar në Tripoli dhe Bengazi për të kujtuar protestën e parë më 15 shkurt të vitit 2011, e cila ka shpërthyer në revoltë dy ditë më vonë.

Kryengritja në Libi ka përfunduar me vrasjen e Qaddafit në tetor të 2011-ës.
XS
SM
MD
LG