Ndërlidhjet

Afganistan: Shtohen masat e sigurisë në burgje


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, me anë të një dekreti ka urdhëruar vendosjen kamerave në të gjitha objektet e marrjes në pyetje, në mënyrë që të parandalohet tortura.

Me të lëshuar dekretin nga zyra e tij të shtunën vonë, Karzai tha, “Është e nevojshme që autoritetet përkatëse të pajisën me tekonologji moderne dhe të filmohen teksa mbahet procesi i marrjes në pyetje”.

Dekreti i presidentit është si rezultat i kritikave të ardhura nga një raporot i OKB-së lidhur me abuzimet e të burgosurve, ku thuhet se janë gjetur të burgosur të cilët janë torturuar gjatë kohës së arrestimit apo të marrjes në pyetje.

Raporti i OKB-së lidhet me rastet e 326 të burgosurve nga 635 të intervistuar përgjatë gjithë vendit të cilët janë abuzuar, përfshirë edhe 80 të mitur.
XS
SM
MD
LG