Ndërlidhjet

Serbia përsërit: S’e njohim Kosovën


Ilustrim

Ilustrim

Në pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, Serbia ka përsëritur qëndrimin e saj zyrtar, se nuk do të njohë kurrë pavarësinë e shtetit të ri.

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të pranojë “realitetin”, se “pa pajtimin e Serbisë dhe të serbëve në Kosovë, nuk mund të ketë zgjidhje të drejtë dhe të përhershme”.

“Serbia kurrë nuk do të pranojë të ashtuquajturën Kosovë të pavarur. Çdo gjë që është e ngritur mbi padrejtësi nuk mund të rregullohet me ligj dhe drejtësi”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Kosovën, transmetojnë mediat serbe.

Kosova shënon sot pesëvjetorin e shpalljes së pavarësisë. Shtetësia e saj është njohur nga afro 100 shtete.
XS
SM
MD
LG