Ndërlidhjet

Telegram urimi nga Mali i Zi


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Kreyministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka uruar përfaqësuesit politik dhe institucional të Kosovës me rastin e ditës së pavarësisë, duke qenë i bindur se marrëdhëniet në mes dy vendeve do të intesifikohen me bashkëpunim të ngushtë në të gjitha sferat.

Kreu i ekzekutivit të Malit të Zi me anë të një telegrami, ka uruar homolugun e tij nga Kosova, Hashim Thaçin duke thënë se marrëdhëniet në mes dy vendve “janë të mira, nuk ka çështje të hapura dhe se kanë mirëkuptim të ndërsjellë, të pasuruara me bashkëpunim rajonal ku prioritet është rruga e përbashkët euroatlantike”.

Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, tashmë “prezantojnë një shembull pozitiv dhe bashkëpunim i fqinjësisë së mirë”, ka vlerësuar Gjukanoviq.

Mali i zi ka njohur pavarësinë e Kosoës në tetor të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike janë krijuar në fillim të vitit 2010. Megjithatë, ende nuk është bërë shkëmbimi i ambasadorëve.
XS
SM
MD
LG