Ndërlidhjet

Rusi: Vriten 3 militantë në Republikën e Dagestanit


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Zyrtarë të sigurisë i kanë qëlluar për vdekje tre militantë në republikën e Dagestanit që gjendet në pjesën veriore të Kaukazit. Mediat lokale kanë raportuar të dielën se militantët kanë qenë të fshehur në një mal dhe kanë hapur zjarr në zyrtarët e sigurisë.

Interfax ka cituar departamentin e hetues, pjesë e Komitetit për Hetuesi për Dagestan, të cilët kanë bërë të ditur se njëri nga 3 të vrarit është lideri Daniyal Zargalov, i njohur si Emiri i sektorit verior.

Moska është duke u përpjekur që shuaj një kryengritje të vazhdueshme islamiste në Dagestan, një dekadë pas përfundimit të luftimeve në republikën seperatiste të Çeçenisë e cila gjendet afër kësaj të parës.

Grupe për të drejtat e njeriut thonë se shprehja e kësaj revolte është nxitur nga një përzirje e religjionit, korrupsionit dhe si shprehje e pakënaqësisë ndaj formave të dhunshme të përdorura nga liderët lokal kundër militatëve të dyshuar dhe familjeve të tyre.
XS
SM
MD
LG