Ndërlidhjet

Daçiq: S'ka zhbërje institucionesh serbe në Kosovë


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot në Beograd se “nuk ka synime për zhbërjen e institucioneve serbe në Kosovë".

“Nuk ka heqje të institucioneve serbe përderisa nuk arrihet ndonjë marrëveshje se ç’do të ketë në vend të tyre”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, baza për bisedimet e ardhshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të jenë rezoluta dhe platform serbe për Kosovën, e jo ajo çfarë ka thënë presidenti serb, Tomislav Nikolliq, për institucionet serbe në Kosovë.

Ai ka vlerësuar gjithashtu se situata nuk është e lehtë dhe, siç ka thënë, “është e rrezikshme të jetosh në një botë dhe sistem fatamorganash dhe diçkaje, rreth së cilës mendojnë shqiptarët dhe serbët, secili në mënyrën e vet”.

“As Kosova nuk është e pavarur, dhe as Serbia nuk e ka sovranitetin e saj të plotë”, ka thënë Daçiq, duke propozuar madje që edhe populli serb të deklarohet në këtë çështje.

“Të flasë populli, të deklarohet se çfarë do. Cilën rrugë do ta ndjekim. Ne jemi armiqtë më të këqinj të vetvetes sonë, nuk e dimë ç’duam. Nga ky këndvështrim, nuk ëshë e lehtë të udhëhiqet delegacioni i Serbisë përpara”, ka thënë kryeministri serb.
XS
SM
MD
LG