Ndërlidhjet

Brahimi mbështet thirrjet e opozitës siriane për bisedime


Foto Arkiv

Foto Arkiv

I dërguari i Ligës Arabe për Siri, Lakhdar Brahimi, thotë se mbështet thirrjen e liderit të opozitës siriane për dialog në mënyrë që ti jap fund krizës së krijuar rrëth 2 vjetë më parë.

Brahimi tha të dielën në Kajro se propozimi nga el-Khatib Mouaz, kryetar i koalicionit opozitar, “e ka hapur derën dhe ka sfiduar qeverinë siriane për të përmbushur pohimet e shpeshta të saj se është e gatshme për dialog dhe zgjidhje paqësore”.

Këto komente Brahimi i dha pas një takimi me shefin e Ligës Arabe, Nabil Elaraby. Në deklaratën e së premtës, grupi kryesor opozitar, Koalicioni Nacional i Sirisë, ka thënë se, nuk do të lejonte që në këto bisedime të merrte pjesë presidenti Bashar al-Assad ose anëtarët e shërbimit të tij të sigurisë.

Damasku zyrtar, ka përjashtuar kërkesat e opozitës që Asad të japë dorëheqje për t'i dhënë fund krizës në Siri.
XS
SM
MD
LG