Ndërlidhjet

logo-print
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në pesëvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, nxori një dekret për faljen e dënimit të mbetur për 4 persona, që janë duke vuajtur dënimet nëpër qendrat korrektuese, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga presidenca.

Dekreti u nxor, duke u bazuar në nenin 84, pika 29 të Kushtetutës së Kosovës, në Ligjin për Faljen, në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, si dhe në Dekretin e Presidentes së Kosovës, Për Kriteret dhe Procedurat për Faljen e Personave të Dënuar.
XS
SM
MD
LG