Ndërlidhjet

Qipro: Anastasiades fiton raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve presidentciale në Qipro, kanë shpallur fitues kandidatin e krahut të djathtë Nicos Anastasiades me 45 për qind të votave të fituara.

Rundi i dytë do të mbahet më 24 shkurt, ku Anastasiades do të përballet me kandidatin e krahut të majtë Stavros Malas, i cili ka marr 27 për qind të votave.

Kriza më e rëndë ekonomike në dekada ka qenë çështja kryesore për votuesit në ishullin e ndarë.

Anastasiades ka premtuar marrëveshje të shpejtë për ndihma me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG