Ndërlidhjet

Shiitët refuzojnë të varrosin viktimat e një sulmi


Vendi i sulmit, Quetta, 17 shkurt, 2013.

Vendi i sulmit, Quetta, 17 shkurt, 2013.

Komuniteti shiit në Pakistan po kërcënon që të zhvillojë protesta të gjithëmbarshme, po që se Qeveria dështon të arrestojë brenda 48 orësh autorët përgjegjës për bombardimin e tregut në Quetta që la të vdekur 87 persona.

Ata gjithashtu thanë se do të shtyjnë varrosjen e të vdekurve nga sulmi i së shtunës.

Shiitët në Quetta refuzuan që të varrosin viktimat në muajin janar, në një sulm të ngjashëm që la të vdekur 86 persona.

Ato sulme shkaktuan disa ditë protesta.

Lashkar-e-Jhangvi, një grup i ndaluar sunit, ka thënë se qëndron pas sulmit.

Protesta kundër sulmit do të vazhdojnë të hënën, me një grevë të përgjithshme në Karaçi, përfshirë edhe mbylljen e shkollave dhe dyqaneve.

Të dielën, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon e dënoi “fuqishëm” sulmin, në të cilin viktimat më të mëdha ishin hazarë etnikë.
XS
SM
MD
LG