Ndërlidhjet

logo-print

Correa, sërish president i Ekuadorit


Presidenti i rizgjedhur i Ekuadorit, Rafael Correa

Presidenti i rizgjedhur i Ekuadorit, Rafael Correa

Presidenti Rafael Correa ka deklaruar fitoren në zgjedhjet presidenciale të Ekuadorit.

Një exit poll, i dha Correas 61 për qind të votave.
Rivali i tij më i afërt, Guillermo Lasso, një ish-drejtues i bankës,
mori 20 për qind.

Correa, 48 vjeçar, është meritor për ngritjen e standardeve të jetesës për klasët e ulëta dhe zgjerimi e rrjetit social të sigurisë.

Kundërshtarët e tij, megjithatë, thonë se Correa është jotolerant ndaj mospajtimeve.

Correa ka sjellë stabilitet politik të pazakontë të dhtei ekportues të naftës, të banuar nga 14.6 milionë banorë, i cili që nga viti 2007, ka ndërruar 7 presidentë.
XS
SM
MD
LG