Ndërlidhjet

Gazetarët e BBC-së në grevë 24-orëshe


Ndërtesa e BBC-së, Londër
Ndërtesa e BBC-së, Londër
Gazetarët e BBC-së kanë hyrë në një grevë 24 orëshe për të kundërshtuar planet për shkurtime masive të vendeve të punës, që sipas, AFP-së, mund të shkaktojë dëmtim të programve.

Punonjësit i janë përgjigjur thirrjes së Unionit Kombëtar të Gazetarëve për lëshuar punën në mesnatës e së dielës.

Unioni, i cili thotë se do te këtë shkurtime të tjera në korporatë, ka kërkuar nga BBC një moratorium prej 6 muajsh për të gjitha shkurtimet në mënyrë që të mundësohen bisedime dhe negociata.

Në vitin 2004, në BBC kanë humbur punën 7 mijë njerëz, ndërsa deri në vitin 2017, planifikohet shkurtim tjetër i 2 mijë vendeve të punës.
XS
SM
MD
LG