Ndërlidhjet

BE diskuton situatën në Siri


Bruksel, fotografi nga arkivi

Bruksel, fotografi nga arkivi

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka thënë se Siria do të jetë lartë në agjendën e takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Ajo ka paralajmëruar marrëveshje për të sjellë masa kufizuese ndaj Sirisë.

“Në diskutimet e sotme nuk do të jetë embargoja e armëve ndaj Sirisë. Sot, shtetet anëtare do të kenë mundësinë që të zhvillojnë një diskutim politik mbi Sirinë, përfshirë edhe dhënien e një sigurie për të mbështetur popullatën civile”, u shpreh Ashton.

Por, sekretari i Jashtëm britanik , William Hague, ka potencuar mundësinë e diskutimit të embargos së armëve.

“Mendojmë se është gjithashtu e rëndësishme që të flasim për sanksione dhe embargon e armëve, të ndryshojmë embargon e armëve, në mënyrë që të ofrojmë një mbështetje më të gjerë për koalicionin opozitar sirian”, u shpreh Hague.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që koalicioni opozitar ta vërejë se e ka mbështetjen nga BE-ja.

OKB thotë se që nga fillimi i konfliktit në mars të vitti të kaluar, në Siri janë vrarë më shumë se 60 mijë persona.
XS
SM
MD
LG