Ndërlidhjet

Serbët e veriut kërkojnë anulimin e marrëveshjeve


Mitrovica, foto nga arkivi
Mitrovica, foto nga arkivi
Përfaqësues të strukturave paralele serbe në veri kanë bërë me dije se edhe njëherë do të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë anulimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit, derisa të mos flitet për çështjen e statusit të Kosovës.

“Udhëheqësit, këshilltarët dhe anëtarët e komunave, që nesër do të dalin para Gjykatës Kushtetuese, ndërsa delegacioni që do të formohet, do t’ia dërgojë një letër kryetarit të Gjykatës Kushtetutese dhe do të flasë me të,” ka thënë njëri nga udhëheqësit e serbëve lokalë, Radenko Nedeljkoviq.

Në bisedimet e deritashme në Bruksel janë arritur një sërë marrëveshjesh mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërkohë, në takimin, që nesër, kryeministri kosovar, Hashim Thaçi dhe ai serb, Ivica Daçiq zhvillojnë në Bruksel, është paraparë që të diskutohet për shpërbërjen e strukturave paralele në veriun e Kosovës.

Në pjesën veriore të Kosovës, Prishtina nuk ka arritur të shtrijë autoritetin e saj, ndërsa pushteti kontrollohet nga strukturat e financuara nga Beogradi zyrtar.
XS
SM
MD
LG