Ndërlidhjet

Del Ponte kërkon hetime për krime lufte në Siri


Carla Del Ponte
Carla Del Ponte
Hetuesja e Kombeve të Bashkuara Carla del Ponte tha se “është koha” që Gjykata Ndërkombëtarë për Krime të nisë hetimet për krimet e luftës në Siri.

Ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, që tash është anëtare e një komisioni hetues të OKB-së në konfliktin e Sirisë, tha se komisioni po e shtyn komunitetin ndërkombëtar që t’ia referojë konfliktin e Sirisë gjykatës.

Ajo bëri këto komente, disa orë pasi që komisioni lëshoi një raport mbi situatën në Siri, pothuajse dy vjet pas konfliktit.

Raporti 131 faqesh tha se edhe forcat qeveritare edhe kryengritësit e armatosur kanë kryer krime lufte, si vrasje e trortura.

Në muajin e ardhshëm, komisioni planifikon që të dërgojë një listë konfidenciale të të dyshuarve në Zyrën për të Drejtat e njeriut në OKB.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, nga luftimet kanë vdekur rreth 70 mijë persona.
XS
SM
MD
LG