Ndërlidhjet

Nigeri: Një grup islamist pranon se ka kidnapuar 7 të huaj


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Një grup islamist ka pranuar përgjegjësinë për kidnapimin e shtatë qytetarëve të huaj në Nigeri. Grupi i vetë-quajtur Ansaru, me anë të një deklarate të dërguar me postë elektronike kanë thënë se janë duke i mbajtur “shtatë persona, përfshirë disa libanezë dhe homologët e tyre evropianë të cilët punojnë në Setraco”.

Militantët e Ansaru, gjatë të shtunës kanë sulmuar një kantier ndërtimi në veri të Nigerisë të cilin operon kompania libaneze Setraco.

Raportohet se militantët kanë vrarë një roje të sigurisë, pastaj janë futur në brendësi të kompanisë libaneze.

Në mesin e pengjeve, besohet se gjenden një birtanik, një grek, një italian dhe disa shtetas libanez.

Në deklaratën e Ansaru thuhet se sulmi dhe rrëmbimi ishte hakmarrje kundër vendeve evropiane për "shkeljet dhe mizoritë e kryera në fenë e Allahut" në vende të tilla si Afganistani dhe Mali.
XS
SM
MD
LG